Telegrafi

Seanca e jashtëzakonshme për Trepçën në ora 17:00

Kryesia e Kuvendi të Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës, për një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet në ora 17:00, derisa pritet të shqyrtohet projektligji për ndërmarrjet publike, i cili ka të bëjë edhe me Trepçën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se punëtorët e Trepçës qytetarët duhet të kenë më shumë besim te Institucionet e Kosovës.

“Një mesazh të veçantë për punëtorët e Trepçës, le të kenë më shumë tek institucionet e Kosovës të cilat do ta ruajnë subjektivitetin e këtij institucioni”, tha Veseli.

Ndryshe ishte paraparë që çështja e Trepçës të vihet në diskutim në seancën e paradites, por pas presioneve të Qeverisë së Serbisë dhe atyre ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga vendimi që Trepçën ta shndërrojë nga një aset që menaxhohet nga AKP-ja në aset shtetëror.

Ish–kryetrai i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e projektligjit për Trepçën, duke thënë se ky vendim i Qeverisë është në kundërshtim me premtimet dhe synimet që i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.

Sipas Krasniqit, Qeveria është dorëzuar karshi Beogradit dhe se kjo është një tërheqje taktike e Qeverisë./Telegrafi/