Telegrafi

Seanca e jashtëzakonshme për Ligjin e Zgjedhjeve pritet të nis në orën 21:30

Foto: Arkiv

Po mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion ku po diskutohet për nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka thënë që seanca për Ligjin e Zgjedhjeve pritet të mbahet në orën 21:30.

Lexo po ashtu Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit ku po shqyrtohet propozim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Ndryshe si pasojë e pakënaqësisë me diskutimet dy anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu -Kodra dhe Hajdar Beqa e kanë lëshuar mbledhjen e këtij komisioni.

Pas tyre mbledhjen e ka lëshuar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.