Telegrafi

Seanca e jashtëzakonshme për dështimet në politikën e jashtme më 16 nëntor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e kërkuar nga opozita lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës do të mbahet më 16 nëntor.

Veseli bëri të ditur se ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për shkak të çështjes së anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL por megjithatë u vendos që seanca të mbahet më 16 nëntor.

“Kuvendi po i kthehet normalitetit…”, tha Veseli, duke shtuar ka një komunikim të mirë pozitë-opozitë, raporton Telegrafi.

Ai tha se ka shenja të mira se opozita po i kthehet Kuvendit, pasi sipas tij, bojkoti nuk është traditë e jetës politike në Kuvend. /Telegrafi/