Site icon Telegrafi

Seanca e jashtëzakonshme, debatohet për Raportin e BE-së për Kosovën

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ndërsa deputetët do të debatojnë lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar të martën.

Seanca është thirrur nga opozita, ndërsa do të mbahet në ora 12:00.

Të enjten, pas mbledhjes së Kryesisë u bë e ditur se do tri interpelancat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj do të mbahen më 26 prill.

Ndërsa një seancë tjetër do të mbahet edhe më datë 3 maj. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version