Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën mes të tjerash do ta shqyrtojë informacionin për të lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në rast të katastrofave.
Në rend dite të seancës së 47-të është edhe informacioni për miratimin e Planit të azhurnuar implementues kombëtar për reduktim dhe eliminim të ndotësve të vazhdueshëm organik në vend.
Para ministrave sot do të gjenden edhe propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhe ndryshimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse.
Qeveria do ta shqyrtojë edhe informacionin për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të punës efikase të institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, ndërsa nga sfera e shëndetësisë do të shqyrtohen propozim-ndryshimet e Ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore.
Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë do ta prezantojë raportin nga analiza e projekt planeve strategjike të ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore dhe harmonizimi i tyre me prioritetet strategjike të Qeverisë për këtë vit, si dhe analiza për zbatimin e konsultimeve dhe pjesëmarrjen e organizatave civile në procesin e krijimit të politikave të Qeverisë dhe organeve të administratës shtetërore.
Si pika në rend dite të seancës së sotme janë edhe Raporti për punë i Këshillit për konfirmimin e fakteve për periudhën nga një janari deri më 30 gershor të vitit të kaluar dhe Informacioni për progres të projekteve të implementuar nga Strategjia për romët dhe përfshirjen e romëve – 2020 në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për periudhën korrik – dhjetor 2017./Telegrafi/