Në kuvendin e Maqedonisë sot do të diskutojnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ai për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë etnike, komisioni juridiko-ligjor dhe ai i financimit dhe buxhetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime duhet të vërtetojë Propozim-vendimin për emërime të anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacion dhe rrugë.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike do të diskutojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e popullit – në leximin e dytë. Këtë propozim duhet ta shqyrtojë edhe komisioni juridiko-ligjor.
Komisioni për financim dhe buxhet duhet të vazhdojë debatin për rishikimin e buxhetit./Telegrafi/