Seanca dëgjimore për raportin e Prokurorisë Speciale Publike ka vazhduar edhe sot. Deputetët vazhdojnë me shtrimin e pyetjeve për prokuroren Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti Krste Mukoski nga OBRM-PDUKM-ja i tha prokurores Janeva se është e paaftë dhe se nuk di të punojë, ndërkaq përgjigja e saj ishte se tash e tre ditë është duke u marrë në pyetje dhe nuk lejohet që të punoj. Ajo shtoi se këto ditë u është përgjigjur të njëjtave pyetje.
Më tej, deputeti Mukoski i tha prokurores Janeva se është e obliguar që të dorëzojë raport fianciar dhe se në dy ditët e kaluar ka treguar se nuk duhet të jetë aty, por duhet të kërkojë falje ose të jep dorëheqje.
Përderisa Janeva jepte sqarime për pengesat që u janë bërë në rastin ”Puç”, Mukoski u kërkoi falje qytetarëve që ka votuar për krijimin e PSP-së.
Përndryshe, në sallën e komisionit për sistem politik është i parnishëm edhe prokurori i përgjithshëm Marko Zvrlevski./Telegrafi/