Telegrafi

Sean Diddy Combs e ndërron sërish emrin – disa nga emrat që i ka përdorur ndër vite (Video)

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 27: Sean P. Diddy Combs speaks onstage at the 34th Annual Walter Kaitz Foundation Fundraising Dinner at Marriot Marquis Times Square on September 27, 2017 in New York City. (Photo by Larry Busacca/Getty Images for The Walter Kaitz Foundation)

Sean John Combs është emri i vërtetë i ikonës së muzikës rep, i cili është i njohur për një numër të madh emrash artistikë, nga të cilët i fundit ka qenë thjesht Diddy.

Në ditëlindjen e tij të 48-të, ai ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin dhe tash do të quhet Love ose Brother Love.

Diddy i ka mbushur 48 vjet (Getty Images)

Në vitin 1997, Sean u bë i njohur si Puff Daddy, ndërsa një vit më pas iu kthye emrit të vërtetë Sean John. Më pas, gjegjësisht në vitin 1999, ai e shfrytëzoi emrin Puffy.

Lexo po ashtu P.Diddy vazhdon të jetë reperi më i pasur

Reperi u bë tutje i popullarizuar me emrin e tij profesional, P. Diddy, ndërkaq në vitet e fundit e ka përdorur nofkën e shkurtër, Diddy.

Mirëpo, as ky emër nuk ka zgjatur shumë. Në një postim në Twitter, reperi ka treguar se ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin.

“Emri im i ri është Love aka Brother Love”, ka shkruar Diddy në këtë rrjet social.

Diddy e ka ndërruar disa herë emrin e tij artistik (Getty Images)

Ndërkaq në një video-xhirim, ai është shprehur: “Hej, kam një lajm shumë, shumë serioz. Lutem për këtë. E di se është e rrezikshme dhe e di se për dikë është e çuditshme. Por, kam vendosur ta ndryshoj përsëri emrin”.

Ai ka thënë se emri i ri nuk është në përputhje me emrat e deritanishëm, si Puffy, Diddy e Puff Daddy, mirëpo pret që fansat ta duan emrin e tij të ri. /Telegrafi/