Sean John Combs është emri i vërtetë i ikonës së muzikës rep, i cili është i njohur për një numër të madh emrash artistikë, nga të cilët i fundit ka qenë thjesht Diddy.
Në ditëlindjen e tij të 48-të, ai ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin dhe tash do të quhet Love ose Brother Love.
Në vitin 1997, Sean u bë i njohur si Puff Daddy, ndërsa një vit më pas iu kthye emrit të vërtetë Sean John. Më pas, gjegjësisht në vitin 1999, ai e shfrytëzoi emrin Puffy.
Reperi u bë tutje i popullarizuar me emrin e tij profesional, P. Diddy, ndërkaq në vitet e fundit e ka përdorur nofkën e shkurtër, Diddy.
Mirëpo, as ky emër nuk ka zgjatur shumë. Në një postim në Twitter, reperi ka treguar se ka vendosur ta ndryshojë sërish emrin.
“Emri im i ri është Love aka Brother Love”, ka shkruar Diddy në këtë rrjet social.
Ndërkaq në një video-xhirim, ai është shprehur: “Hej, kam një lajm shumë, shumë serioz. Lutem për këtë. E di se është e rrezikshme dhe e di se për dikë është e çuditshme. Por, kam vendosur ta ndryshoj përsëri emrin”.
Ai ka thënë se emri i ri nuk është në përputhje me emrat e deritanishëm, si Puffy, Diddy e Puff Daddy, mirëpo pret që fansat ta duan emrin e tij të ri. /Telegrafi/
https://twitter.com/diddy/status/926915432556015616