83-vjeçari, i cili ishte ylli i parë që luajti James Bondin, nuk e mban mend as vendin ku ndodhet, prandaj gruaja e tij, Micheline Roquebrune, i ka ndihmuar që të shkojë në spital.
Miku i tij i vjetër, legjenda e ekranit Michael Caine, ka thënë se ndjehet keq për përkeqësimin e gjendjes së Conneryt dhe nuk mund ta pranojë faktin që ai vuan nga kjo sëmundje.
“Të dielën ishte ditëlindja e tij. E thirra dhe ia urova. Ndjehej mirë, si gjithmonë. Nuk e di nga kanë dal tash këto supozime për atë sëmundje”, është shprehur Caine.
Sëmundja Alzheimer është forma më i shpeshtë i demencës – që karakterizohet me probleme të kujtesës, të vlerësuarit dhe të menduarit, duke e bërë të vështirë për personin të kryejë obligimet e përditshme. Me përkeqësimin e kësaj sëmundjeje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara. Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e terapisë, megjithatë nuk ka shërim të plotë.
/Telegrafi/