Telegrafi

Seagate GoFlex Cinema

Prej konektorëve, të pranishëm janë USB 2.0 për kyçje në kompjuter, dhe video dalja kompozite si dhe ajo HDMI. Pajisja mund të blihet me diskun me kapacitet prej një, dy ose tri terabajt. Dërgohet me telekomandë dhe përkrah reproduktimin e një numri të madh të videoformateve, me përkrahje edhe për titrat.

Çmimi i propozuar i pajisjes në tregun evropian është 100, 130 dhe 180 euro, me radhë për kapacitetet prej 1, 2 dhe 3 TB. /Telegrafi/