Telegrafi

Seagal trajnon rojet e shkollave në Arizona

Aktorin e ka angazhuar njëri nga sherifët e shtetit të Arizonës, ndërsa puna e tij është që t’i stërvitë rojet se si të patrullojnë dhe t’i mbrojnë shkollat. Ideja ka ardhur pas masakrës në Newtown në dhjetor të vitit të kaluar kur u vranë 27 njerëz.

Gjatë trajnimit në shkollën Fountain Hills në një paralagje të Phoenixit, Seagal do të stërvitë 48 vullnetarë, të cilëve do t’u mësojë teknika të llojllojshme dhe strategji, të cilat do t’u ndihmojnë në punën e ardhshme.

“Kam ardhur që atyre djemve t’ua mësoj artet luftarake dhe si të përdorin armët e zjarrit. Dua t’i mësoj që në mënyrë të shpejtë dhe efikase të reagojnë ndaj çfarëdolloj situate kërcënuese, në mënyrë që të mbrojnë fëmijët tanë”, ka deklaruar 60-vjeçari. /Telegrafi/