Afaristi Sead Koçan për momentin po fshihet në vendin e quajtur Vitomiricë në afërsi të qytetit të Pejës, tregojnë burime të përfshira në hetim, njofton A1on.
Sipas disa burimeve, Sead Koçan çdo ditë i ndryshon lokacionet e qëndrimit të tij për shkak të lëshimit të fletarrestit ndërkombëtar kundër tij. Në Kosovë është angazhuar një person me emrin Gero, pronar i një kompanie për transport „Gero Reisen“ nga Pazari i Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime të njëjta thonë se Koçan në Kosovë do të qëndrojë derisa nuk përfundon ndërtimi i vendit të fshehtë i cili për të po përgatitet në Sjenicë nën malin Peshter në Sanxhak.
Koçan është i dyshuari i parë në rastin “Trust”, i cili ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve për fitimin e tenderit nga ELEM me vlerë prej 17 milionë euro para të shtetit./Telegrafi/