Telegrafi

Sead Koçan edhe një herë në seancë për falsifikim të dokumenteve

Gjykata Penale në Shkup sot duhet të pres edhe një seancë për rastin ”Trust” ku si i akuzuar i parë është Sead Koçan, afaristi i ndërmarrjes ”Transmet” së bashku me dy persona tjerë të përfshirë në aferën e falsifikimit të dokumenteve dhe aplikimin në tender në SH.A ELEM.

Më herët kjo seancë u anulua për sot pasi mbrojtja e Koçan kërkoi faktet për hetimin e klientit të tyre. Gjykata nuk mundeshte që t’ju jep faktet e mbledhura, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Koçan hetohet për tjetërsim të 17 milionë eurove në këtë tender ku ai aplikoi me dokumente të falsifikuara. /Telegrafi/