Biznesmeni Sead Koçan për të cilin është lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtarë, tashmë për dy ditë është i pakapshëm për autoritetet në Maqedoni. Disa media më herët njoftuan se ai ka lëshuar vendin pak orë para shpalljes së vendimit nga Gjykata për arrestimin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa, avokati i tij gjatë ditës së djeshme tha se Sead Koçan nuk është në arrati, por gjendet në udhëtim zyrtar./Telegrafi/