Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve pranë Gjykatës Penale – Shkup, kompetent për veprim në rastin e PSP-së “Trust”, ka përgatitur aktin udhëzues për Sead Koçanin.
Sipas aktit, ai më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koçan me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar me katër vjet e tetë muaj burg, pasi Gjykata e Apelit në muajin mars ia uli dënimin nga gjashtë vite, për shkak të keqpërdorimit të furnizimeve publike në korrik të vitit 2018.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Sead Koçan me dokumente të rrejshme ka fituar tender nga ELEM-i në velrë prej 17.3 millionë eurove./Telegrafi/