Arnold Schwarzenegger i nisi stërvitjet me pesha në moshë 15 vjeçare, ndërsa si 20 vjeçar fitoi titullin e ‘Mister Universe’ dhe pastaj u shpall shtatë herë ‘Mister Olympia’.
Përkundër suksesit të madh në aktrim, si edhe në politikë, ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për ‘bodybuilding-un’.
Ai ka qenë vazhdimisht prezent në evenimente të këtij sporti, si edhe ka shkruar libra dhe artikuj të shumtë për ‘bodybuilding-un’, njofton Telegrafi.
Schwarzi konsiderohet padyshim ndër ‘bodybuilder-ët’ më të mirë në histori. Ai tash është 69 vjeç, por si gjithmonë, vazhdon të merret me sportin e tij të preferuar.
Një video e publikuar së fundmi tregon se ikona e filmave aksion edhe sot e kësaj dite i kushton kujdes fizikut të tij dhe është po aq i fuqishëm si kur ishte i ri.
Është interesant, se për më pak se një javë, videoja është shikuar mbi 8.3 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oVb5TPL5KuQ