Telegrafi

Më së vështiri është të eliminohen pesticidet nga rrushi: Kjo është një mënyrë e sigurt për t’i hequr ato!

Rrushi është një nga frutat që ka përqendrimin më të lartë të pesticideve

Në disa raste, pesticidet mund të mbeten në rrush, edhe pas larjes. Kjo rrit rrezikun e ekspozimit ndaj kimikateve që nuk janë të mira për shëndetin e organizmit, prandaj duhet larë në mënyrë adekuate dhe tërësisht, transmeton Telegrafi.

Larja e rrushit me uthull

Uthulla është një nga artikujt adekuat për larjen e rrushit.

Është e rëndësishme të mos nguteni me larjen e rrushit nëse nuk planifikoni ta hani atë, kjo do të parandalojë që lagështia shtesë të përshpejtojë procesin e prishjes.

Zhytja e rrushit në uthull dhe ujë

Përzieni tretjen e ujit dhe uthullës. Ky është përqendrimi më efektiv për eliminimin e baktereve dhe pesticideve.

Vendoseni rrushin në ujë dhe tretësirë uthulle dhe lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta. Pastaj shpëlajeni çdo kokërr rrushi me ujë të ftohtë.

Ky proces do të largojë bakteret e mbetura apo mbetjet dhe gjithashtu do të eliminojë aromën e uthullës.

/Telegrafi/