Portugalia luan takimin hapës me Hungarinë në Kampionatin Evropian të martën pasdite në Grupin F
Cristiano Ronaldo dhe trajneri Fernando Santos dolën në konferencë për media, për të treguar objektiva e tyre ndaj hungarezëve dhe për të folur për pjesën tjetër të ekipit.
Por, derisa po zinin vendet e tyre, ylli i Portugalisë bëri një veprim që pak kush e ka pritur, mirëpo edhe që dëmtoi një imazh, atë të Coca Colas.
Lojtari 36-vjeçar u ul në vendin e tij para gazetarëve, ndërsa vendosi t’i largonte dy shishet e Coca Colas që ishin të vendosur në tavolinë.
Anëtari i Juventusit më pas iu drejtuar përfaqësuesve të medias se ata nuk duhet të pinë pije të gazuara, por më shumë ujë.
Edhe në të kaluarën kemi parë gjëra të përafërta, me Cristiano Ronaldo Junior që ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e lejon të konsumojë pije të gazuara. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo really HATES Coca Cola
Says in Portuguese : “Be with water”#EURO2020 [credit : Beanyman Sports] pic.twitter.com/rmQYSIlZDi
— ◜тнe яιz◞ 𝙲𝚒𝚝𝚢 𝚃𝚒𝚕𝚕 𝙸 𝙳𝚒𝚎. (@Why_Rizmyth) June 14, 2021
Portuguese star footballer player Cristiano Ronaldo reacts to the Coca-Cola bottles standing on the table at press conference held before the Hungary match. He lifted them up and said "Drink water". 😆#EURO2020 | #POR pic.twitter.com/MTYkJPoft8
— Hayes-Davis (@Erolbora91) June 14, 2021