Site icon Telegrafi

Më së shumti nga shpenzimet për mjedisin jetësor janë për veprimet me mbeturinat

Vlera e shpanzimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vitin 2015 është 4.454.830 mijë denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrja e shpenzimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor në BPV në vitin 2015, i cili është 422.111 milion denarë, është 1.06 përqind.

Më e madhe është pjesëmarrja e shpenzimeve për veprim me mbeturina 52.8 përqind, pastaj pjesëmarrja e shpenzimeve për mbrojtje të ajrit 13.8 përqind dhe shpenzimet për sisteme qarkulluese për furnizim me ujë 11.9 përqind.

Shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtje të mjedisit jetësor është 37.9 përqind, ndërsa pjesëmarrja e shpenzimeve për mirëmbajtje në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtje të mjedisit jetësor është 62.1 përqind.

Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtje të mjedisit jetësor janë bërë në industri dhe prodhuesit e specializuar, 32.3 përqind janë të dedikuara për investime, ndërsa 67.7 përqind janë në mirëmbajtje të mjetëve.

Nga pagesat e përgjithshme dhe kompensimet për shërbimet e realizuara për mbrojtje të mjedisit jetësor, më e madhe është pjesëmarrja e kompensimeve të paguara për veprim me mbeturinat, 85.0 përqind. /Telegrafi/

Exit mobile version