Nesër është dita e fundit e paraqitjes në konkursin për kryetar të Gjykatës së Apelit në Shkup, që do të duhet të trashëgojë Liljana Ivanovska-Shopovskën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas TV Telmës, jozyrtarisht janë paraqitur gjashtë kandidatura, kurse përfolen emra të cilët kanë qenë pjesë të proceseve gjyqësore të njohura si ”Spiuni”, ”Izgrev”, pastaj gjykatës të përfshirë në rastin e Çaushit, paraburgimine Sead Koçanit dhe lirimin e Verushevskit.
Këshilli gjyqësorë do të presë edhe kandidaturat që do të arrijnë përmes postës për të shqyrtuar dhe përzgjedhur kandidatin pasardhës të Shopovës, e cila do të del në pension./Telegrafi/