Vetëm pak javë më parë, Dhurata Dora dhe Lumi B e konfirmuan bashkëpunimin e tyre për këtë sezon veror por duket që ata pa shumë zhurmë ka tash e një kohë që i janë përkushtuar punës në këtë këngë.
Pa humbur nga ditët e vlefshme të sezonit, dyshja artistike tashmë kanë përfunduar çdo gjë të projektit, nga kënga e deri tek videoklipi i cili sonte vetëm sa ka hyrë në fazën e montazhës.
Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e dyshes që nën mbishkrimin kanë zbuluar pak nga prapaskenat e asaj që pritet të jetë gati për publikun në pak ditë
Ndryshe, ky projekt i cili nuk është i pari mes dy artistëve supozohet të rangohet lartë si një prej hiteve të verës së 2017-tës.