Ata që duan një iPhone më të lirë së shpejti mund të mbështeten sërish në iPhone SE.
Nëse thashethemet janë të vërteta, gjatë vitit 2022 Apple nuk do të lëshojë më versionin iPhone Mini.
Kjo do të thotë që nëse doni një iPhone më të lirë, do të duhet të mbështeteni në modelet e iPhone SE.
Sipas raporteve të fundit, gjenerata e ardhshme e iPhone SE pritet të vjen gjatë tremujorit të parë të vitit 2022.
Ky informacion vjen nga kompania TrendForce, e cila beson se Apple do të prezantojë iPhone SE të ri para fundit të marsit të vitit të ardhshëm.
Hera e fundit që Apple përditësoi linjën iPhone SE ishte në prill 2020, ndërsa modeli i vitit 2021 u anashkalua. Pra, ka kuptim që iPhone SE i ardhshëm mund të dalë në 2022.
Sugjerohet se iPhone SE 2022 do të jetë arma kryesore e Apple në një përpjekje për të konsoliduar veten në segmentin e mesëm të tregut të telefonave 5G.
Sipas thashethemeve, gjenerata e ardhshme iPhone SE do të mbështesë 5G, dhe dizajni duhet të jetë i frymëzuar nga modeli iPhone 8. /Telegrafi/