Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti në muzikë, ndonëse nuk arriti të fitojë Festivalin e Rtsh-së dhe të na përfaqësoj në Eurovision, prapë se prapë ajo vazhdoi me publikim e këngëve të reja, të cilat i mblodhi në albumin e saj të parë “Xperimental”, të cilin e editoi në treg këtë vit.
Së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se do të vijë sërish me një projekt të ri muzokor.
Kënga e saj e re e titulluar “Fire”, tashmë ka përfunduar inçizimin dhe pritet vetëm realizimi i saj me videoklip.
Muzika është realizuar nga vëllau i këngëtares Qendrim Krelani, teksti i shkruar nga Avni Karaqi e ndërsa videoklipi është duke u punuar nga Blerdi Malushi.
Ky projekt do të jetë një nga më të rëndësishmit për këngëtaren, pasi “Fire (Flaka)” do të shfaq në tërësi personalitetin dhe stilin e këngëtares. /Telegrafi/