Këngëtarja Kida ka pak kohë që është kthyer nga pushimet e saj në Turqi, e ndërsa menjëherë pasi është kthyer, i është futur punës për realizimin e projekteve të reja muzikore.
Mësohet së se shumë shpejt ajo do të vijë në një bashkëpunim të ri me këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezai.
Në një bisedë për Telegrafin, vetë menaxheri i këngëtares Met Elshani ka pohuar se kënga është fazën e fundit të përpunimit, dhe se për këtë gjë po kujdesen dy producentët e njohur Zzap & Chriss.
Menjëherë pas realizimit të këngës, këngëtaret kanë vendosur që ta finalizojnë projektin edhe me videoklip, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.
Videoklipi do të realizohet në Shqipëri, nga produksioni Pro Video.
Kida ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shihet bashkë me Xhensilën në studion e “On Records”, pas përfundimit të incizimit të këngës, ku shihen shumë të lumtura për këtë bashkëpunim. /Telegrafi/