Telegrafi

Së shpejti vjen bashkëpunimi i ri nga Dorandd dhe Labinot Tahiri (Video)

Artisti i ri Dorandd pas shumë projekteve të suksesshme solo, ka vendosur që së shpejti të vij me një bashkëpunim.

Përzgjedhja e tij ka qenë këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi, me të cilin sëbashku kanë realizuar projektin e tyre më të ri.

Kënga ende e pa titull, ka përfunduar së incizuari, gjersa këto ditë dyshja kanë realizuar edhe xhirimet e videoklipit.

Produksioni XL Films, të cilët janë edhe realizues këtij klipi, kanë hedhur në YouTube trailerin e projektit, i cili duket të jetë vërtetë i veçantë dhe pritet të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0r_AROqOdgQ&feature=youtu.be