Site icon Telegrafi

Së shpejti, vetura të lira pa shofer

Në këtë drejtim, Google është angazhuar shumë në prodhimin e veturave të pavarura nga shoferët, por flota e saj e automjeteve është e pajisur me një numër të madh të kamerave dhe sensorëve që kushtojnë mijëra dollarë, duke e bërë kështu prodhimin e veturave në masë, pothuajse të pamundur.

Për shkak të kostos së lartë të prodhimit, raportet e mëparshme pohonin se prodhimi i veturave pa shofër për konsum masiv nuk pritet të ndodhë deri në vitin 2025.

Por një kompani izraelite ka krijuar një sistem me kosto relativisht të ulët të prodhimit, e cila nënkupton se prodhimi i këtyre makinave mund të ndodhë më shpejt se sa kemi menduar.

Mobileye Technologies Vision ka krijuar një sistem vetë-vozitës për modelin e veturës Audi A7, kostoja e të cilit nuk e tejkalon shumën e qindra dollarëve, dhe me këtë e ka bërë të mundur që ky sistem të jetë i përballueshëm për shumë më shumë blerës të automjeteve.

Mobileye Technologies tashmë ka arritur një marrëveshje me prodhuesit kryesor të veturave, për të integruar sistemin e saj jo më vonë se gjatë kësaj vere. Njëri ndër funksionet më interesante është “traffic jam assist” i cili aktivizohet kur vetura është në kolona veturash. / Telegrafi /
 

Exit mobile version