Nesër në gjykimin për 27 prillin do të flasin dëshmitarët e radhës të palës mbrojtëse, dhe pas kësaj gjykatësja Dobrilla Kacarska duhet të paralajmërojë fjalët përfundimare të palës mbrojtëse dhe prokurorëve, pas çka do të hapet rruga për të dhënë verdiktin. Sipas dinamikës së këtij gjykimi, vendimi gjyqësor mund të jepet në fund të kësaj jave, ose gjatë javës që vjen pas.
Teksa gjykimi për 27 prillin po i afrohet fundit, Parlamenti si duket po shpejton që ta mbërrijë këtë shpejtësi, për të sjellë ligjin për Amnisti, me të cilin, të paktën deputetët e akuzuar do të shpëtojnë, dhe ka gjasa reale të shpëtojnë edhe atë që nuk kanë goditur askënd fizikisht. Por, megjithatë nuk ka gjasa që nga dënimi të shpëtojnë orkestruesit e ngjarjeve, dhe ata që në mënyrë direkte kanë sulmuar deputetë, gazetarë e të punësuar tjerë në Kuvend.
Edhe pse deri më sot, një mori ekspertësh, qytetarësh kanë kritikuar një falje të mundshme për ata që morën pjesë në dhunën e 27 prillit, kryeministri këmbëngul se shteti duhet të shkojë para me një falje dhe tejkalim të së kaluarës. Vetë propozimi për amnisti ishte i kryeministrit Zoran Zaev, dhe ndodhi fiks para votimit të nismës për ndryshime Kushtetuese, gjë që opinioni e lidhi si pazar mes Zaevit dhe deputetëve të përjashtuar të OBRM-PDUKM-së.
27 prilli në seancat e kaluara mori pikë kthese, pasi dolën një mori emrash të personave të përfshirë në inskenimin e rastit. Tre prej të akuzuarve folën të bindur se gjithë ngjarjet ishin organizuar dhe koordinuar nga OBRM-PDUKM-ja, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, e përfshinë madje edhe presidentin dhe këshilltarët e tij, por edhe ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, i cili gjendet në mesin e të akuzuarve./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=nGGjDuJnkr8