Telegrafi

Së shpejti vaksina kundër meningjitit B

Ekspertët parashohin se vaksina do të zvogëlojë dukshëm rrezikun nga epilogu vdekjeprurës tek fëmijët e sëmura nga meningjiti, sëmundje nga e cila vdesin me dhjetëra fëmijë, e tek qindra prej tyre lë invaliditete të përjetshme.

Vaksina "Boxsero" është e para e cila siguron mbrojtje nga 800 sojesh të meningokokut të tipit B. Rezultatet e testeve në të cilat kanë marrë pjesë 7.500 fëmijë, adoleshentë dhe të rritur kanë arritur të zhvillojnë antitrupa për 77 për qind të llojeve të këtij meningjiti. Meningjiti meningokok B është forma më e shpeshtë e meningjitit bakterial në Britani të Madhe dhe një prej më vdekjeprurësve. Në disa raste vdekja vjen vetëm pas disa orësh.

Ani pse ekzistojnë vaksina efikase për luftë kundër meningjitit pneumokok, llojeve të tipit C dhe bakteresh Haemophilus influenzae, për tipin B ajo nuk është në dispozicion.

Megjithatë, vaksina e re është testuar dhe është treguar e suksesshme, e kompania "Novartis" e cila e ka zhvilluar atë ka aplikuar për licencën e Agjencisë medicinale evropiane. Me gjasë kjo vaksinë do të miratohet brenda disa muajsh. Vaksinën do të mund ta marrin edhe foshnjat dymuajshe, por në tri doza, raportojnë mediet britanike. /Telegrafi/