Telegrafi

Së shpejti do të publikohet dokumentar për nënat gjakovare që humbën fëmijët në luftë, i titulluar “Thirrjet e nënave”

Foto: Ramiz Kukaj/Facebook

Plagët e luftës kanë mbetur të pashëruara për shumëkënd.

Në veçanti, ato plagë janë të hapura për të gjitha nënat që humbën fëmijët e tyre nga lufta e fundit në Kosovë – e që të shumta këto raste ishin në zonën përreth Gjakovës.

E duket se kjo histori e trishtë ka gjetur frymëzim në realizimin e një dokumentari, të titulluar “Dhimbjet e Nënave”.

Foto: Ramiz Kukaj/Facebook

Nismëtari i realizimit të këtij dokumentari, Ramiz Kukaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar copëza nga ky dokumentar, duke paralajmëruar publikimin e tij të plotë në një të ardhme shumë të afërt.

Ai gjithashtu do të jetë organizatori i gala mbrëmjes së dytë në kujtim të të vrarëve dhe zhdukurve nga lufta, që i lanë në dhimbje nënat e tyre.

Lexo po ashtu Pritje, dhimbje e vetmi - Historia e nënë Ferdonijes po përjetësohet tashmë edhe në film

Kjo gala mbrëmje do të organizohet më 19 shkurt, në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës.

“Me shpresë që sadopak t’a lehtësojmë dhimbjen dhe t’i përkrahim dhe moralisht heroinat tona të gjalla ne emër të Zotit. Më 19 shkurt, me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, do mblidhemi në natën GALA 2. Te paharrueshme humbjet dhe dhimbjet nga territor Serb. E ndjej obligim moral dhe kombëtar të realizoj një Dokumentarë që të mbetët mes nesh si fakt, dhe atëherë kur mendja të na shkoj se armiku bëhet mik. Lavdi dëshmorëve! Së shpejti dokumentari ‘Thirrjet e Nënave'”, ka shkruar Kukaj në Facebook. /Telegrafi/