Site icon Telegrafi

Së shpejti do të mund të përdorni Youtube edhe kur jeni në aplikacionet tjera

E keni parasysh tiparin fantastik që ju lejon të shikoni videot kur jeni duke përdorur aplikacione të tjera? Quhet foto-në-foto (PiP), dhe YouTube po e vë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Android, falas. Ata nuk do të duhet të paguajnë për Premium YouTube për të marrë këtë tipar.

Megjithatë, vetëm përdoruesit Android të bazuar në SHBA do ta marrin atë për momentin. Dhe prej atyre, vetëm njerëzit me pajisje Android Oreo do të jenë në gjendje të përdorin (PiP) – dhe Oreo është vetëm në 5.7% e pajisjeve Android aktualisht në përdorim.

Një sektor PiP është në dispozicion në seksionin e Cilësimeve të aplikacionit YouTube, i kompletuar me udhëzimet se si të përdorësh funksionin në pajisjen tënde.

E gjithë ajo që duhet të bëni pasi të aktivizoni modalitetin është të prekni pullën home gjatë shikimit të një videoje në YouTube. Një luajtës miniaturë do të shfaqet në krye të aplikacioneve të tjera në mënyrë që të vazhdoni të shijoni videon tuaj duke bërë diçka tjetër. Nëse dëshironi të rifilloni përvojën e plotë në YouTube, thjesht prekni dy herë dritaren PiP.

Exit mobile version