Site icon Telegrafi

Së shpejti do të mund të fluturojmë me aeroplanin e parë elektrikë

Eviation po përgatit aeroplanin e saj luksoz tërësisht elektrik.

Është një aeroplan nëntë vendësh, i cili mund të fluturojë 814 kilometra me një karikim të vetëm të baterisë kolosale 820 kWh. Testet kryesore të pajisjeve janë përfunduar me sukses dhe gjithçka është gati për fluturim.

Aeroplanët luksozë elektrikë do të jenë jashtë buxhetit të shumicës së njerëzve, por mënyrat më të lira të marrjes së litiumit nga uji i zakonshëm i detit japin shpresë se ata do të jenë më të përballueshëm në të ardhmen.

Eviation ka marrë tre motorët e parë elektrikë të quajtur Magnix Electric Propulsion Units, të cilët do të drejtojnë tre helikë. një në secilën prej krahëve dhe një në bisht. Ky motor do të përshpejtojë lëvizjen e ajrit mbi trupin e aeroplanit, në mënyrë që të bëhet një sipërfaqe shtesë e krahut, e cila do të rrisë fuqinë. Dizajni është futuristik me një bisht të madh në formë V, ndërsa trupi është mjaft i “rrafshët”. Prototipi mund të fluturojë me një shpejtësi prej 407 km/orë.

Aeroplani është shumë i qetë dhe diapazoni prej 814 km është mjaft mbresëlënës duke marrë parasysh se bateria e jonit litium peshon 3,720 kg, që është më shumë se gjysma e peshës maksimale prej 6,668 kg që lejon ngritjen. Gjithashtu, aeroplani është bërë nga materiali i përbërë ultralight.

Ka indikacione se bateritë e jonit litium do të jenë më të lira në të ardhmen e afërt sepse shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem filtrimi që ndan litiumin nga uji i freskët i detit. Ky proces mund të sjellë ndryshime të mëdha në botën elektrike, jo vetëm për makinat, por edhe për aeroplanët.

Ekspertët presin që automjetet elektrike do të zbrazin rezervat e litiumit në tokë deri në vitin 2080, gjë që paraqet rrezik për industrinë e automobilave. /Telegrafi/

Exit mobile version