Site icon Telegrafi

Së shpejti do të ketë proces gjyqësor për vdekjen e hendbollistit kroat në Shkup

Në fazën përfundimtare është rasti i vrasjes së hendbollistit Denis Tot. Këtë e ka konfirmuar në intervistë për “A1on” kreu i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski.

Ai theksoi se ka të dhëna se shkak i rrahjes së hendbollistit, e cila ishte fatale, ka qenë një vend për taksi. Ai shpjegoi se u takua edhe me prindërit e Totit, të cilët tha se ishin njerëz mirëkuptues që kërkojnë drejtësi, do të marrnin pjesë në procedurë, por nuk ushtruan presion edhe pse çështja është ndërkombëtare duke qenë se Tot është shtetas kroat.

“Duhen disa sqarime të tjera lidhur me faktet në lidhje me Mjekësinë Ligjore lidhur me ndërgjegjësimin e të ndjerit pas goditjeve tragjike në tru. Ky është thelbi që duhet të trajtohet, i cili është i rëndësishëm për kualifikimin juridik të veprës penale”, tha Bubevski.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga rasti i hendbollistit Denis Tot

Ai theksoi se në procedurë gjyqësore do të marrë pjesë edhe familja e të ndjerit Tot. Babai i tij inspektoi provat, si dhe ka dhënë deklaratë.

“Duke marrë parasysh se çfarë lloj humbjeje është, mund të them se personi nuk bën asnjë presion, apo ndikim mbi rastin. Rasti ka karakter ndërkombëtar, por nuk përdor gjëra të tilla. Është një burrë kërkon drejtësi për fëmijën e tij”, tha Bubevski.

Ndryshe, për vdekjen e hendbollistit Denis Tot, tre persona dyshohen për veprën penale “vrasje”. Ata e sulmuan fizikisht hendbollistin në një lokal të Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version