Telegrafi

Së shpejti takimi Jahjaga-Nikolic

Një zyrtar nga Presidenca e ka konfirmuar këtë për Kosovapress dhe ka shtuar se përcaktimi i modaliteteve të takimit do të përcaktohet nga Bashkimi Evropian.

“Ju e dini se Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kohë që ka shprehur gatishmërinë e saj për një takim të tillë. Mund t’ju them se takimi pritet të ndodh së shpejti, kurse modalitetet e takimit priten të përcaktohen nga Bashkimi Evropian”, ka thënë burimi.

Ai ka shtuar se nuk dihet se çka do të bisedohet në atë takim, por kjo mbetet të shihet nga përcaktimi i Bashkimit Evropian.

Ndryshe, edhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë. Aleksandër Vucic, gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Malit të Zi ka thënë se së shpejti do të takohen kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në pyetjen se kur do të bëhet takimi, ai është përgjigjur se kur them “së shpejti, kjo dhe do të ndodhë kështu”.

Duke folur për Kosovën Vucic ka thënë zgjidhja e çështjes së Kosovës është “ecje nëpër tel” dhe se ne po përpiqemi “që për popullin tonë të fitojmë sa më shumë që të mundemi e të humbasim sa më pak që jemi të detyruar”. /Telegrafi/