Telegrafi

Së shpejti tableti i parë në platformën Tizen të Samsung

Sipas Engadget, kompania Systena tani e ka prezantuar platformën e saj mobile Tizen, të cilën e ka prezantuar në tabletin e saj të ri me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 10.1 inç, me rezolucion prej 1,920 x 1,200 pikselëve, procesorin quad-core 1.4 GHz të ARM dhe 2GB RAM.

Tableti i ri i Systena i mbështetur në platformën mobile Tizen poashtu përmban edhe memorien e konsiderueshme me 32GB, dhe të njëjtin është fillimisht duke e ofruar në Japoni. Megjithatë, ende nuk ka asnjë informacion për çmimin e mundshëm të këtij tableti. / Telegrafi /