Site icon Telegrafi

Së shpejti do ta bëjë Eminemin gjysh, kush është Evan McClintock – vajza e reperit botëror e cila qëndron në hije dhe ka studiuar psikologji

Foto: Profimedia

Eminem ka zbuluar se do të bëhet gjysh, pasi vajza e tij biologjike dhe më e re, Hailie Jade, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Evan McClintock.

Reperi 51-vjeçar e ndau këtë lajm të lumtur në videon muzikore për këngën e tij “Temporary”. Në fund të videos, ai ka përfshirë pamje të vjetra të Hailie-s dhe një moment emocionues ku ajo i zbulon lajmin se është shtatzënë.

Hailie Jade ka lindur më 25 dhjetor 1995 dhe është fëmija i vetëm biologjik i Eminemit me ish-bashkëshorten e tij, Kim Scott.

Ajo ka një motër më të madhe, Alainë Marie Scott (31 vjeçe), të cilën Eminemi e adoptoi në vitin 2002, dhe një tjetër motër, Stevie Laine, të cilën e adoptoi nga një lidhje e mëparshme e Kim-it.

Hailie ka diplomuar në psikologji nga Universiteti i Shtetit të Michiganit në vitin 2018 dhe vitet e fundit ka krijuar podkastin e saj “Just A Little Shady” dhe një linjë mode.

Foto: Hailie Jade/Instagram

Ajo u martua në maj të këtij viti me partnerin e saj të gjatë, Evan McClintock, dhe ndau momente të bukura nga ceremonia në rrjetet sociale, duke përshkruar se sa e mbushur me dashuri dhe emocione ishte dita e tyre e veçantë.

McClintock, i cili ka diplomuar në ekonomi në vitin 2018 dhe punon si drejtor zhvillimi në një kompani softuerësh, ka treguar në podkastin e Hailie-s se i kërkoi Eminemit lejen për të propozuar gjatë festës së Krishtlindjeve të kaluar, kur Hailie po festonte ditëlindjen. /Telegrafi/

Foto: Hailie Jade/Instagram
Exit mobile version