Duke qenë se në Kosovë njëra prej temave kryesore është liberalizimi i vizave, kurse në anën tjetër kemi vështirësitë e qytetarëve për t’u pajisur me Schengen Visa – ka lindur ideja e realizimit të një seriali që ka për qëllim parodizimin e këtyre vështirësive gjatë aplikimit për viza.
Gjithë ngjarja zhvillohet në një ambasadë imagjinare, ku do të hasim tregime të ndryshme satirike gjatë aplikimit për Schengen Visa.
Krahas ambasadës imagjinare, ekzistojnë edhe lokacione tjera, si Agjencia Turistike dhe një Bar/Kafe në afërsi.
Protagonistët aplikues për viza, do të jenë nga profilet më të ndryshme, duke nisur nga njerëz të thjeshtë (profesione të ndryshme), deri te personalitet publike (këngëtarë, politikanë, sportistë etj.)
Sezoni do t’i ketë në total 22 episode, ndërsa kohëzgjatja e një episodi do të jetë 20-25 minuta.
Për më tepër rreth konceptit është bashkangjitur pilot episodi.
https://www.youtube.com/watch?v=LC7BCV1sAbU