Telegrafi

Së shpejti seriali për Hillaryn – si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Bill Clintonin

Hillary Clinton (Foto: Getty Images/Guliver)

Shërbimi në internet për seriale dhe filma, Hulu, ka nisur projektin e ri të adaptimit të librit “Rodham” të autorit Curtis Sittenfeld në një serial.

Siç transmeton Variety, ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Shikuesit do ta kenë mundësinë ta përcjellin jetën e një vajze të re ambicioze, e cila jeton në pjesën e dytë të shekullit 20.

Bill Clinton dhe Hillary Clinton (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, për dallim prej skenarit që tashmë ka ndodhur – në të cilin Hillary martohet me Billin – në këtë serial do të paraqitet si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Clintonin.

Seriali do të bazohet në libri e publikuar në maj të këtij viti, i cili për një periudhë të shkurtë u shndërrua në librin më të shitur në New York.

(Foto: Simon Bruty/ALLSPORT/Getty Images/Guliver)

Hulu ka realizuar edhe një serial dokumentar për ish-Sekretaren e Shtetit të titulluar “Hillary”, nga i cili tashmë janë publikuar katër episode. /Telegrafi/