E plotësuar: Me 61 vota u votua Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Nga të pranishmit nuk kishte asnjë votë kundër e një abstenim nga Zafir Berisha. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Ministrat e Qeverisë Haradinaj janë si më poshtë:
Ministër i FSK: Rrustem Berisha
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Shendetësisë: Uran Ismaili
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar
/Telegrafi/
https://youtu.be/kIrDxUquMSM
E plotësuar: Deputetët e Kuvendit e kanë votuar mocionin procedural për ndërprerje të debatit, i cili u propozua nga Pal Lekaj i AAK-së.
Të pranishëm në sallë ishin 112 deputetë, 62 votuan pro ndërprerjes së debatit dhe 50 ishin kundër. /Telegrafi/
—————————–
E plotësuar: Po vazhdon seanca e Kuvendi të Kosovës për votimin e Qeverisë Haradinaj.
Vazhdimi ndodhi pas një pauze mbi dy orë të gjatë, për shkak të mungesës së Listës Serbe e cila ishte nisur nga Beogradi për të ardhur në Kosovë. /Telegrafi/
———————————-
E plotësuar: Kanë kaluar dy orë që kur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dërgoi në pauzë deputetët.
Ani pse pauza u kërkua vetëm për 15 minuta, ajo akoma nuk ka filluar.
E gjithë kjo pritje ka të bëjë për shkak të deputetëve të Listës Serbe, mirëpo ata tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq sipas raportimeve thuhet se serbët kanë paralajmëruar se mund të ketë bllokadë nga ana e tyre.
Pas mbi dy orëve, deputetët kanë filluar të futen në sallë. /Telegrafi/
———————————-
E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kërkon pauzë 15-minutëshe.
Kërkesa erdhi pasi LDK e VV kërkuan mocion për votimin e Qeverisë Haradinaj.
Veseli kërkoi konsulta me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
———————————-
E plotësuar: Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë hapjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë.
Veseli deklaroi se në sallë të pranishëm janë 70 deputetë dhe se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës. /Telegrafi/
———————————-
Disa deputetë tashmë janë futur në sallën e Kuvendit.
Së shpejti pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kjo seancë është thirrur me një pikë të rendit të ditës: për të votuar Qeverinë e ardhshme të vendit. /Telegrafi/
———————————-