Site icon Telegrafi

Së shpejti pritet të bëhet dezinsektimi i territorit të Fushë Kosovës

Derisa jemi në sezonin e verës, e pritshme është që të ballafaqohemi edhe me një dukuri, atë të pickimit nga mushkonjat.

Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, komuna të ndryshme të Kosovës ndërmarrin masa për të bërë dezinsektimin të territoreve të tyre.

Ndër to është edhe ajo e Fushë Kosovës, e cila sipas zyrtarëve të kësaj komune, pritet që një gjë të tillë ta bëjë së shpejti.

“Komuna e Fushë Kosovës ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit për procesin e Dezinsektimit në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës me një sipërfaqe prej 14.000 hektarëve”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli.

Sipas tij, tani pas përfundimit të këtij procesi ka mbetur edhe një afat prej 10 ditësh që është në suaza të ligjit për ankimim.

“Pra është përzgjedhur operatori dhe kanë përfunduar të gjitha procedurat përveç procedurës së lartpërmendur të ankimimit. Sapo të përfundoi ky afat menjëherë do të filloi edhe Dezinsektimi”, ka bërë të ditur Topalli. /Telegrafi/

Exit mobile version