Telegrafi

Së shpejti Nokia Lumia 625, me dy kartela

Mirëpo, duket se kjo nuk do të jetë e tëra pasi që prodhuesi i famshëm finlandez thuhet se është duke punuar në versionin e ri të Lumia 625, i cili do të vijë me dy SIM kartela.

Sipas Nokia Liban, e cila ka cicëruar një foto të Lumia 625, për të cilin thuhet se do të vijë ne opsionin me dy kartela.
Në anën tjetër, Lumia 625 pritet të ketë specifika të ngjashme me versionin origjinal të Nokia Lumia 625.

Modeli aktual i Lumia 625 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, dhe bazohet në Windows Phone 8.
Procesori i këtij modeli është me dual-core Snapdragon S4 SoC, 512MB RAM, 8GB memorie të brendshme, kamerën me 5MP, baterinë prej 2,000 mAh, ndërsa çmimi i këtij modeli është 220 euro. / Telegrafi /