Site icon Telegrafi

Së shpejti nis rinovimi i stadiumit të Prishtinës

Stadiumi i Prishtinës është opsione i mundshme për sfidën me turqit, por ky stadiumi aktualisht nuk i përmbush kriteret për zhvillimi e ndeshjeve ndërkombëtare.

Komuna e Prishtinës në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), sot ka vizituar stadiumin e qytetit, ku është diskutuar për mundësinë e rinovimit të këtij stadiumi.

“Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, së bashku me inxhinierët e kësaj drejtorie, sot është takuar me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin, si dhe sekretarin e kësaj federate, Eroll Salihun, në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Në këtë takim koordinues u diskutuan mundësitë e rinovimit të këtij stadiumi”, është thënë në njoftimin e zyrës për informim nga Komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, inxhinierët e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, bën matjet e nevojshme për të hartuar planin e rinovimit të dhomave të zhveshjes, planin e rinovimit të tualeteve, rrethojave të brendshme të stadiumit si dhe atë të hyrjes VIP. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version