Telegrafi

Së shpejti në TV Dukagjini, komedia “Gazuzi dhe Zemernia në Baustell”

Komediani Sevdai Radogoshi do të sjell shumë shpejt komedinë “Gazuzi dhe Zemernia në Baustell”, e cila do të shfaqet ekskluzivisht në RTV “Dukagjini”.

Komedia tregon realitetin e dy kosovarëve në vështirësi ekonomike që përfundojnë duke punuar në Gjermani.


Në të pos Sevdai Radogoshit, luajnë edhe Shkumbin Radogoshi, i cili e ka bërë edhe skenarin, Mentor Zenaj, Nikë Rrasi, Alba Mex, Lona Dula, Forent Sinani, Edison Hyseni, Arnisa Osmani etj.

Realizimin e projektit e kanë ndihmuar biznese shqiptare në Gjermani Si Sinani GMBH, Vëllezërit Viqa AWR GMBH dhe Hotel Kontinental Koblenz. /Telegrafi/