Telegrafi

Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola

Një smartphone i markës Coca-Cola pritet të shfaqet shumë shpejt në treg.

Është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të papritur”, sepse Coca-Cola po përgatitet të zbatojë një partneritet të ri me një prodhues ekzistues, pra një markë, raporton gsmarena.

Renderimi i celularit Coca-Cola u përhap shpejt në rrjetet sociale, pajisja është me ngjyrë të kuqe dhe përmban logon e kompanisë prapa telefonit, si dhe dy kamera dhe një blic LED.

Spekulohet se është në të vërtetë një pajisje e riemërtuar nga seria Realme 10, ose më saktë, modeli bazë Realme 10.

Gjithashtu, thuhet se ky model do të shfaqet së shpejti në Indi. /Telegrafi/