Telegrafi

Së shpejti në Serbi do të prodhohet “punto” me gaz

Se sa interesim i madh sundon për “punto”-n e re me gaz, flet e dhëna që e-mail-i zyrtar i “Zastava”-s është mbuluar me letra të qytetarëve, të cilët pyesin se kur do të mund ta blejnë makinën e re.

Udhëheqësia e fabrikës në Kragujevc konfirmoi se deri në fund të vitit do të përmbushet plani për prodhimin e së paku 15.000 “punto”-ve.