Në ekranet vendore shumë shpejt pritet të nisë një serial i ri.
Bëhet fjalë për një reality-show, i cili do të ngërthejë në vete figura të ndryshme publike.
Një format i ngjashëm me spektaklin e dikurshëm “VIP Shpija” do të rikthehet për shikuesit që nga tetori.
I ashtuquajtur “Vjosa Hill” – reality show i ri pritet që të “ngujojë” në një shtëpi për 24 orë plot tetë figura të ndryshme publike.
Përgjatë 24 orëve ata pritet që të jetojnë në bashkësi dhe të kryejnë të gjitha ritualet e përditshmërisë në një ambient luksoz që do ta ndajnë me njëri-tjetrin.
Shtëpia luksoze ku të famshmit shqiptarë do të qëndrojnë për 24 orë një herë në javë është në përfundim e sipër dhe pritet të jetë një nga shtëpitë që do të bëjë për vete shikuesit me pamjen dhe banorët brenda saj. /Telegrafi/