Site icon Telegrafi

Së shpejti në ankand shiringa që vrau Jacksonin

Mediat raportuan se gjilpërën dhe shiringën i kishte fshehur dikush dhe ia kishte ofruar një shtëpie të ankandeve nga Las Vegasi për shitje. Familja e Jacksonit ka lajmëruar avokatin e Jacksonit për këtë akt dhe po bënë ç’është e mundur për ta parandaluar këtë ankand bizar.

Shiringa pritet të dalë në shitje më 25 qershor në përvjetorin e parë të vdekjes së këngëtarit. Mjeku i tij personal Conard Murray është akuzuar për vrasje të paqëllimshme, sepse kishte përzier dozë të valiumit, lorazepamit dhe propofolit, ndërsa gjatë autopsisë u vërtetua se Jackson ka vdekur nga doza vdekjeprurëse e propofolit, një anestetik i fortë.

Përndryshe Murray ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërsa gjykimi i tij pritet të fillojë nga fundi i vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version