Telegrafi

Së shpejti mund të kërkoni ndihmë përmes mesazheve

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Federal i Komunikimit, që besohet se do të jetë shumë më efikas se telefonatat.

Ndihma përmes mesazhit, mund të lehtësoj komunikimin për njerëzit që kanë problem në të folur, shurdhmemecët dhe personat e shurdhër.

Me mesazhe mund të tregohet më konkret se çfarë është problemi dhe të behët më e lehtë ndërhyrja.

Në 16 shtete amerikane është aprovuar me ligj kjo formë e kërkimit të ndihmës, mirëpo në vende të tjera kanë dyshime.

Megjithëse është treguar efikase në Vermont dhe Maine, ka vende që po e kundërshtojnë sepse mendojnë se drejtshkrimi mund të shkaktoj problem./Telegrafi/