Site icon Telegrafi

Së shpejti, Maqedonia mund të eksportojë mish derri

Përmes përforcimit të masave të bio-sigurisë në ferma planifikohet të ndërpritet vaksinimi nga “murtaja e derrit” dhe me këtë Maqedonisë t’i mundësohet eksport i mishit të derrit jashtë vendit. Aktualisht për shkak të vaksinimit nuk mund të eksportojë mish i tillë jashtë vendit dhe me këtë humben shumë para. Shumica e kapaciteteve vendore i përmbushin standardet e kërkuara evropiane, por do të duhet të kihet kujdes me fermat e vogla.

“Përfitimi i arritjes së këtyre masave të bio-sigurisë është ajo që do të përmirësohet gjendja shëndetësore e kafshëve dhe do të ulen shpenzimet për shërim dhe parandalim. Ndërsa, me daljen në tregjet e huaja do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike e fermerëve”, deklaroi Zoran Antanasovski, Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Në masë të madhe tani i plotësojmë kërkesat për mish derri në vend dhe eksporti është i mirëpritur. Tregu i Maqedonisë është i vogël dhe me çdo import të mishit të derrit në vend menjëherë bëhen çrregullime”, thotë Donço Dimov, fermer./Alsat-M/

Exit mobile version