Site icon Telegrafi

Së shpejti lansohet super-vetura daneze që arrin 400 kilometra në orë (Foto)

Në Geneva Motor Show që fillon gjatë javës që vjen, prodhuesi danez Zenvo e lanson super-makinën që arin deri në 400 kilometra në orë.

Me këtë veturë shënohet njëherit edhe dhjetëvjetori i lansimit të njësisë TS1, transmeton Telegrafi.

Vetura me 5.8-litra turbo dyshe dhe 1,150 kuajfuqi, pos shpejtësisë së lartë ka dhe qëndrueshmëri të madhe.

Struktura e gjerë dhe materiali i punuar nga fibrat e karbonit që është shumë i lehtë, e bën lëvizjen të jetë më e shpejtë.

Në anën tjetër, dizajni shumë i bukur i pjesës së jashtme, do të rrisë në masë të madhe kërkesën për këtë model. /Telegrafi/

Exit mobile version